Skip to content

RRETH NESH

Ne jemi një kompani mesatare që prodhon kanale dhe difuzorë tekstil. Zyret tona ndodhen në qytetin e vogël Hlinsko në Republikën Çeke, ku industria tekstili ka një traditë të gjatë. Nga ky vend eksportojmë produktet tona në të gjitha kontinentet dhe në mbi 70 vende. Jemi ndër prodhuesit më të mëdhenj të kanaleve të teksilit në botë. Kompania Prihoda, e themeluar në vitin 1994, ende është në pronësi të themeluesit Zdeněk Příhoda që drejton kompaninë.

FILIALJA JONË PËR REGJIONIN E KROACISË NDODHET NË QYTETIN E ZAGRABIT DHE PARAQET GJITHË PROGRAMIN TONË TË KANALEVE DHE DIFUZORËVE TË TEKSTIT.

1

Qendra e kompanisë për projektim dhe zhvillim

3

Ndërmarrje prodhuese

200+

punonjës

HISTORI

Gjatë viteve të tëra, produktet tona, si dhe kompania jonë, kanë kaluar nëpër një proces zhvillimi themelor. Nga tri makinat e para dhe dy robaqepëse në një puntori me qira, deri tek një kompani me mbi 200 punonjës qe punojnë në dhjetëra makina moderne për qepje të vendosura në gjashtë ndërtesa operative. Makinat me laser për krijimin e perforimeve dhe mikroperforimeve, dhe më së fundmi, makinat me ultratingull për lidhjen e pastër të materialit të tekstilit, janë bërë nevojë teknologjike. Të dyja këto makina janë mjete të zhvilluara posaçërisht për një qëllim të specializuar. Në vitin 2017 hapëm filialë në Kinë dhe Meksikë. Këto kompani do të na sigurojnë kapacitetet e nevojshme prodhuese dhe kushte për zgjerimin tonë të mëtutjejshëm në tregjet në Azinë dhe Amerikë.

FILOZOFI

i simbol i kompanisë sonë kemi zgjedhur fluturën. Ketë e bëmë për dy arsye. Arsyja e parë është për të dalluar kompaninë tonë nga prodhuesit e kanaleve të zakonshme të metalit. Ata janë ngjyrë hiri dhe të rëndë, ndërsa produktet tona janë të lehta dhe të ngjyrosura. Lehtësia e lidhur me lëvizjen e fluturit korrespondon me lehtësinë e transportit dhe instalimit e produkteve tona. Flutura është një simbol i përshtatshëm edhe për qasjen tonë ndaj mjedisit, e cila, midis të tjerave, është reflektuar edhe në përdorimin e materialeve tëtekstil të prodhuara nga 100% fibrave të ricikluara.

Suksesi i kompanisë sonë është rezultat i punës së përbashkët të të gjithë punonjësve tonë. Ekipi ynë i njerëzve të motivuar kontribuon me mendim kreativ në përmirësimin e vazhdueshëm të produkteve dhe shërbimeve tona. Gjatë viteve kemi arritur të harmonizojmë tërë aktivitetet dhe zakonet tona të punës, pjesërisht edhe falë fluktuacionit minimal të punonjësve tanë.

Mirëmbajtja e një qasje të mirë dhe pozitive është njëri ndër këto zakone. Organizojmë takime të rregullta të përbashkëta si dhe të gjithë distributoret janë në kontakt të ngushtë me ne, sepse ne jemi "Familja Prihoda".

VEÇORITË

 

BESUESHMËRIA - Dorëzimi i cilësisë së parë brenda afateve të dakorduara.

 

AFTËSIA PËR INOVACION - Përgjigje ndaj kërkesave specifike të përdoruesve dhe zgjerimi i mundësive të difuzorëve tonë të tekstilit.

 

PËRGJEGJËSI - Pranimi i përgjegjësisë së plotë për vendimet, produktet dhe shërbimet tona.

 

PARTNERITETI - Ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët, furnizuesit dhe kolegët tonë në bazë të besimit reciprok.

 

AMBICJET - Të jemi udhëheqësit e tregjeve botërore në fushën tonë të veçantë.