MË SHUMË INTELIGJENC NË SHPRONDAJEN E AJRIT
Kemi sjellë në treg disa risi dhe përmirësime teknike.
Kemi disa PATENTE (në vazhdim të tekstit "PP" ose "patenti i kompanisë Prihoda"). Në shumë raste të përmendura më poshtë, ne jemi kompani e vetme që ofron këto risi.
MIKROPERFORIMET (PP)
Grykët e drejtuara me diametër më të vogël se trashësia e tekstilit janë dizajn i patentuar nga kompania Příhoda s.r.o. Ato ofrojnë shumë avantazhe kur përdoren për furnizimin e ajrit me shpejtësi të ulët.
XHEPAT E TEKSITLIT PËR KONTROLLIMIN E AJRIT
Xhepat e tekstilit përdoren për të balancuar rrjedhën e ajrit nëpër perforime. Zgjidhja bazohet në kombinimin e dy fluksave të ajrit me forca të ngjashme të lëvizjes. Fluksi nga qarku i fundit në varg drejtohet në një kënd të caktuar me ndihmën e xhepit të tekstilit dhe balancon rrjedhën e ajrit nga perforimet.
SQUAIRETEX® (PP)
Difuzorët e rrafshët të instaluar në tavane të ulëta nuk duhet të jenë të bërë nga metali; gama jonë e difuzorëve SquAireTex është një alternativë plotësisht e përshtatshme. Përveç asaj, mund ta zgjidhni çdo ngjyrë ose motiv.
VENDOSËSIT E TEKSTIT
Vendosësit e lidhur me ultratingull me diameter 20 deri në 40 mm janë mënyrë shumë e mirë për të arritur shtrirje më të madhe të fluksit. Në krahasim me vendosësit e plastikës, janë shumë më rezistentë ndaj zjarrit dhe kanë më shumë rezistencë në kanal.
KANALE ME PRESION NEGATIV (DALJA)
Konstruksioni ynë i patentuar i tërheqës na mundëson prodhimin e kanaleve me formë katrore që mund të përdorret edhe për dalje.
PËRFORCIMI SPIRAL HELIX
Në brendësi të difuzorit vendoset një spiralë metalike e mbuluar me tekstil.
Ajo ndihmon në mbajtjen e formës cilindrike dhe zmadhimin e tekstilit. Pjesët e Helixit me gjatësi pesë metra janë të përforcuara me mbyllësit me patent që bashkon pjesët individuale të kanalit. Spirala mund të hiqet lehtë për nevoja të mirëmbajtjes. Ajo është gjithashtu e përshtatshme për shumicën e llojeve të mbështetjësve. Zmadhimi i tekstilit arritet përmes me përforcuesëve të vendosur në profile dhe fllanxha çorre.
MBYLLËSIT E TEKSTILIT (PP)
Mbyllësi I tekstilit i parë në treg përdoret për mbylljen e përkohshme të ndarjes ose një pjese të kanalit.
KANALET E IZOLUARA DHE TË DYFISHTA (PP)
Për të parandaluar kondensimin në sipërfaqen e kanalit dhe për të zvogëluar humbjen e nxehtësisë ose ftohjes, ne prodhojmë kanale të izoluara ose të dyfishta me një shtresë ajri në mes.
DIFUZORË ME MEMBRANË
Difuzori me membranë kombinon dy metoda plotësisht të ndryshme të shpërndarjes së ajrit. Membrana e bërë nga një tekstil i lehtë dhe i papërshkueshëm është vendosur horizontalisht në mes të difuzorit. Ajo mbulon në mënyrë të ndërlidhur njërën ose tjetrën gjysmë të difuzorit. Kur membrana ngrohet, ajo mbulon gjysmën e sipërme të difuzorit dhe ajri kalon në drejtimin poshtëdrejt sipërfaqës së punës. Kur membrana ftohet, ajo mbulon gjysmën e poshtme të difuzorit. Ajri i ftohtë kalon nëpër mikroperforime të vendosura në pjesën e sipërme të difuzorit dhe lëviz në mënyrë të ngadalë, pa ndjesi të ftohtës, drejt sipërfaqës së punës.
OPSIONE TJERA, DETAJE DHE SPECIFIKA
Gjatësia e përshtatshme - Gjatësia mund të ndryshohet gjatë montimit.
Këndi i përshtatshëm - Këndi mund të ndryshohet gjatë montimit.
Perforimi i përshtatshëm - Rregullimi i rrjedhës së ajrit.
Ekuilizatorët - Zvogëlimi i turbulencës së rrjedhës së ajrit.
Silenciator - Përputhja e presionit statik.
Amortizeri i goditjes - Eliminimi i efektit të rrjedhës së ajrit në fund të difuzorit.